Gjici: Olsi Rama është Moxhi i Partizanit, ja kur do të jetë gati stadiumi i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 23:23

Gjici: Olsi Rama është Moxhi i Partizanit, ja kur do të jetë gati stadiumi i Kukësit

Safet Gjici i thotë të gjitha…. I ftuar në emi sionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në “News 24”, presidenti i Kukësit ka bërë deklarata të forta në adresë të kundërshtarëve, por nuk ka kursyer edhe anëtarë të stafit të tij dhe ish-trajnerin Peter Pakult.

bandicam 2018-10-21 22-15-18-878

PROBLEMET E KUKËSIT

“Kukësi nuk është si i viteve të kaluara, fusha na ka penalizuar. Kemi pasur dëmtime dhe ndër to ka qenë edhe Musolli, një nga pikat më të forta. Do të bëjmë ndërhyrje në janar. Në vend që në verë të rregulloheshim, u prishëm. Ish-trajneri Pakult dhe drejtori Nexhipi kanë përgjegjësinë e tyre për përzgjedhjen e lojtarëve, sepse u bënë 14 afrime. Nuk mund të prisheshim në të gjitha repartet. E bëmë ekipin nga e para, por më mirë të bënim 5-6 afrime që bënin diferencën. Ky ekip që është duhet të marrë maksimumin deri në fund të dhjetorit. Kam kërkuar nga Nexhipi që të mos ketë shumë ndërhyrje, duhet të gjenim edhe një tjetër sulmues. Pakult e bëri lëmsh ekipin. Lojtarët i morën ata, unë vetëm marrëveshje financiare bëra. Sot prisja të ishim në vend të parë, por shpejt do ta marrim veten”, ka deklaruar presidenti i Kukësit.

TITULLI PRIMAR

Kreu i nënkampionëve të Shqipërisë ka përsëritur faktin se skuadra e tij është për titull. Ai i jep një sinjal të qartë Rexhinaldos se nëse nuk do të sakrifikohet për skuadrën, atëherë do të largohet. “Synimi është titulli kampion. Janë edhe tri faza në lojë, shpresat nuk mund t’i humbim. Cungu nuk ka gjetur ende formacionin e duhur, pasi u bënë shumë ndryshime dhe kërkohet koha e vet. Në janar do të bëjmë ndërhyrje, por nuk presim ndonjë ‘bum’.

bandicam 2018-10-21 22-04-32-291

Sulmuesit? Në vend të Gurit morëm Harbën, nuk na doli ai që duhet. Kërkohet dublimi i Rexhinaldos, por po na i bën golat Shameti që është mbrojtës. Edhe Rexhinaldo nëse nuk bën për Kukësin, do të largohet. Skuadra është mbi të gjitha. Çfarë u thashë lojtarëve në Krujë? Shkova në pushim të ndeshjes, thashë ato fjalët e mia, fola edhe me Melon. E fitova ndeshjen. Por skuadra duhet të jetë më kërkuese dhe të dëgjojë trajnerin. Çdo gjë që thotë trajneri ka gjithmonë të drejtë. Rexhinaldo ka kaluar në rregulloren e klubit. Lojtari të ulë kokën dhe të shënojë sepse për atë paguhet”, deklaroi Gjici në “Sport News Plus”.

PARTIZANI DHE SKËNDERBEU

Partizani shkoi vetëm një herë në portë dhe na mundi në Elbasan. Jemi gjashtë pikë larg kreut, këtë javë Partizani përballet me Skënderbeun, por së pari ne duhet të fitojmë me Laçin. Në këtë moment jemi dobët, jo se Partizani ka bërë ndonjë superlojë. Skënderbeu? Ka pasur superekip, por tani nuk është më ai Skënderbe. Presidenti Takaj më thoshte dikur që këmbët Kukësi i mban deri në fund të shkurtit. Edhe unë tani kështu them për Partizanin, po i mbajtën, mund ta marrin. Do vijë koha që do ndalojë edhe Partizani. Futbolli është sport i çuditshëm. Ne e dimë mirë se nuk mund të bësh vlerësime pas fazës së parë. Partizani ka bërë shumë mirë deri tani, por duhet të presim. Janë edhe tri faza. Unë mendoj se pas fazës së tretë mund të japim një gjykim dhe të shohim nëse kjo skuadër është për titull apo jo.

bandicam 2018-10-21 22-04-31-542

Mendoj se për titull jemi edhe ne, por edhe skuadra si Skënderbeu, apo ndonjë tjetër. Sot të gjitha skuadrat vuajnë për sulmues. Kundër Partizanit ne patëm 6 raste, por nuk kishte kush ta shtynte topin në rrjetë. Dua të them që gara është ende e ekuilibruar. Do ta shohim Partizanin kur të ketë edhe ai vështirësitë e veta. Të shohim sesi mund të reagojë nëse zbret në vendin e gjashtë. Gega? Nuk i kam bërë asnjëherë ofertë konkrete.

Patëm një bisedë 5 minuta, por nuk folëm për terma konkretë. Nëse Partizani arrin të fitojë titullin me Gegën, pa dyshim ai ka edhe meritën e tij në një arritje të tillë. Pse nuk ankohen më? Sepse më parë merreshin me deklarata për shtyp, ndërsa tani po ia dalin mirë dhe janë të fokusuar vetëm te skuadra. Nuk gjejnë më justifikime. Edhe këtu besoj se ka meritë Gega”, tha Gjici në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në “News 24”.

Gjici

Batuta për Moxhin dhe Ramën Safet Gjici ka deklaruar se Partizani e ka një më të mirë se Moxhi në shtëpinë e vet dhe ai është Olsi Rama. Ndërkohë, ka lëshuar edhe një batutë për tifozët. “Mungesa e tyre në stadiume është problem. Mungojnë edhe me Kombëtaren dhe është kot të thuash se mungojnë prej çmimeve të biletave.

Unë një vit rresht e kam lënë hyrjen falas në stadium dhe ata pasi fituan titullin, u velën dhe nuk vinin më si më parë. Stadiumi? Shumë shpejt do të nisin punimet, qeveria në bashkëpunim me FSHF-në do të na ndihmojnë. Investimi do të kushtojë 5.6 milionë euro. Ndoshta nga fundi i majit do jetë gati. Qeveria ka miratuar fondin. Moxhi dështim? Partizani e mori dhe menduan se do të dilnin kampion çdo vit, por Partizani e ka Moxhin këtu, që quhet Olsi Rama…”, deklaroi presidenti i veriorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"