Gjici nuk kursehet për sulmin, kontratë milionere edhe për Elis Bakajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 17:17

Gjici nuk kursehet për sulmin, kontratë milionere edhe për Elis Bakajn

Elis Bakaj është lojtari i ri i Kukësit. Gazeta e ka bërë me dije ditë më parë që ish-sulmuesi i Tiranës është shumë afër Kukësit dhe tashmë çdo gjë është kristalizuar. Mbas disa ditësh negociata të fshehta, palët dje kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe sulmuesi ka firmosur kontratën e më pas është prezantuar.

bakaj

Drejtuesit e Kukësit kanë pasur uljengritje në negociatat dhe bisedat mes tyre aq sa disa herë u tërhoq klubi dhe disa herë vetë lojtari, por në fund gjithçka u konkretizua me marrëveshje.

KONTRATA

Bakaj firmosi për një vit me skuadrën verilindore e së bashku me Aliev dhe Otoçian do të përbëjnë tredhëmbëshin e sulmit. Kjo është dhe dëshira e trajnerit Milinkoviç, të cilit klubi ia ka plotësuar të gjitha kërkesat.

Gazeta mëson se ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të përfitojë plot 70 mijë euro. E gjithë kjo sforco e presidentit është bërë që të mos ndihet mungesa e Pejiç dhe Eminit. 30-vjeçari Bakaj do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e Kukësit, të cilët do synojnë me çdo kusht të mbrojnë titullin kampion.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"