Gjici ngre zërin: Masa të rrepta për fajtorët, situatë e papranueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2015 | 9:37

Gjici ngre zërin: Masa të rrepta për fajtorët, situatë e papranueshme

gjiciAi njihet shpesh për vendimet drastike ndaj trajnerëve, por këtë herë duket se do të mendohet mirë. Safet Gjici nuk e ka mirëpritur aspak barazimin që skuadra e tij ka arritur në Ballsh, por ngush- ëllohet për faktin se nuk ishte humbje. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i skuadrës së Kukësit thotë se trajneri Troisi dhe drejtori Hasan Lika do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të nënkampionëve.

Gjici ka paralajmëruar masa të rrepta jo vetëm për stafin teknik të skuadrës, por edhe për lojtarët. Sipas tij, edhe ata kanë një faj kryesor për faktin që ekipi nuk po shprehet ashtu siç duhet në fushën e lojës. “Trajneri dhe drejtori teknik kanë peshën e tyre të fajit, por një përqindje të madhe kanë edhe lojtarët.

Është e pakuptueshme si mund të pësosh gol kur je duke e fituar ndeshjen. Nuk kam marrë vendim për largimin e Troisit dhe Likës. Sot do të kemi një mbledhje në të cilën do të analizojmë ecurinë e skuadrës. Aty do të nxjerrim fajtorët dhe do të ketë masa të forta. Vendimet do t’i marrim të gjithë së bashku”, sqaron Gjici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"