Gjici në delir: Ishte si ëndërr, tani dua titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2016 | 10:01

Gjici në delir: Ishte si ëndërr, tani dua titullin

Safet Gjici e ka përjetu ar ndoshta më shumë se kushdo finalen e tretë radhazi të Kukësit. Njeriu që po investon në klubin verilindor, më në fund është shpërblyer me një trofe. kukesi pas fitoresTepër i emocionuar, presidenti i Kukësit foli pas ndeshjes për këtë sukses historik. Kreu i klubit rikonfirmoi në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm trajnerin Klodian Duro.

“E kemi pasur ëndërr trofeun e Kupës dhe më në fund e morëm. Mendoj se është plotësisht i merituar, kjo ishte e treta e vërteta dhe Zoti na e dha Kupën. Pasi bëmë historinë në Europë, erdhi momenti që të merrnim edhe Kupën. Natyrisht emocionet ishin të mëdha. Në shumë ndeshje kemi pësuar gol në fund, por futbolli i ka këto. Kisha besim te çunat dhe morëm atë që meritonim. gjiciGabimet e Nikës dhe Koliçit?

Janë gjëra që ndodhin në futboll, por duhet të dini se portieri Koliçi më shumë se kushdo e donte atë Kupë. Falënderoj stafin dhe lojtarët, por gjithashtu FSHF-në, që bëri të mundur sjelljen e arbitrave të huaj. Në fakt, ne u ndëshkuam nga arbitrat italianë, por me të drejtë”, deklaroi fillimisht Gjici në prononcimin për TVSH-në.

Dedikimi dhe trajneri

“Kjo Kupë u dedikohet gjithë kuksianëve kudo që janë. Kemi bërë historinë dhe e meritonte qyteti këtë trofe. Do të vazhdojmë të investojmë, tani duam të marrim një kampionat dhe do të financojmë fuqishëm. E ardhmja e trajnerit? Stafi e meriton të konfirmohet. Kur mora Duron, shumë analistë ishin skeptikë, madje edhe disa specialistë futbolli. Janë të konfirmuar, si stafi, ashtu edhe ekipi. Do të kemi kohë të ndërhyjmë në merkato”, është shprehur presidenti.

Synimi për Europën

Gjici kërkon që Kukësi i tij të marrë pjesë në grupet e Ligës së Europës. “Duam të bëjmë sërish historinë në Europë. Synimi ynë janë grupet e Ligës së Europës. Do t’i plotësoj të gjitha kërkesat e stafit teknik sa i përket merkatos. Historinë e bëmë ne dhe Skënderbeu në Europë. Jemi rivalë, por Takaj nuk do ta ketë të lehtë me ne. Besova se Partizani do të arrinte të merrte titullin, por nuk e rrëzoi nga froni Skënderbeun. Takajn është vështirë ta rrëzuar, por surprizën do t’ia bëjmë vitin tjetër. Kupa? Gjërat i ndamë me Takajn që në short, i thashë kupa është e imja, ti merr kampionatin”, përfundoi me një batutë prononcimin pas ndeshjes presidenti i klubit kuksian.

Për Nikën

Kartoni i kuq i Ansi Nikës ka krijuar dyshime. Madje, presidenti Gjici, dje në mbrëmje, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, për mesfushorin deklaroi: “Do ta hetojmë këtë rast. Nuk kishte arsye për t’u bërë ajo ndërhyrje mjaft e ashpër në mesfushë. Për shkak të atij kartoni, ne rrëzikuam mos ta fitonim trofeun”.

Përgatiti: SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"