Gjici mbledhje me ekipin, lojtarët i premtojnë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 11:14

Gjici mbledhje me ekipin, lojtarët i premtojnë fitoren

Gjatë ditëve të fundit, numri një i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, u ka qëndruar afër lojtarëve duke i motivuar për finalen e Superkupës, por edhe për sezonin e ri që do të nisë në 7 shtator, ku verilindorët do jenë në garë për titullin kampion.

Safet Gjici

Një gjë të tillë Gjici e ka bërë edhe dje ku mësohet të ketë pasur një mbledhje të shkurtër me futbollistët dhe stafin teknik, ku i ka kërkuar të japin maksimumin e tyre për të fituar dhe nisur mbarë sezonin e ri futbollistik.

Megjithatë mësohet se presidenti nuk ka vendosur me çdo kusht fitimin e trofeut, por ka qenë bindja e lojtarëve se do të dalin triumfatorë nga fusha. Madje ata i kanë premtuar Gjicit se do të marrin trofeun me vete në shtëpi, për t’ia dedikuar pikërisht atij.

Premio

Ndryshe nga finalet e tjera, Gjici këtë herë ka vendosur të mos flasë një ditë përpara sa i takon shpërblimit që skuadra e tij mund të përfitojë në rast se arrin të fitojë ndaj Skënderbeut. Mësohet se një gjë të tillë Gjici do ta bëjë gjatë ditës së sotme edhe pse në arkat e klubit nuk hyn asnjë përfitim financiar nga ana e FSHF-së, në rast fitoreje.

gjici

Megjithatë duhet thënë se Gjici ka qenë mjaft dorëlëshuar në këtë drejtim dhe pas çdo suksesi, ndeshjeje të rëndësishme në kampionat, fitimin e Kupës së Shqipërisë apo edhe kalimin e tureve në Europë, ka dhënë premio të majme për lojtarët e tij.

Gjithashtu Gjici asnjëherë nuk është kursyer në merkato duke shpenzuar në shumë raste financiarisht për të afruar në skuadër lojtarë mjaft cilësorë.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"