Gjici mbledh ekipin dhe lojtarët për analizë, kërkohen përgjegjësit për humbjen me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 17:35

Gjici mbledh ekipin dhe lojtarët për analizë, kërkohen përgjegjësit për humbjen me Lushnjën

Paraditen e sotme, në ambientet e klubit të Kukësit, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka mbledhur në një analizë lojtarët dhe stafin teknik. Në mbledhje u diskutua për takimin e humbur ditën e shtunë, ndaj Lushnjës së vendit të fundit në renditje.

gjici milinkovic

Presidenti Gjici ka kërkuar nga stafi dhe lojtarët, të nxirren përgjegjësit për këtë humbje. Nga ana tjetër, trajneri Milinkoviç ka marrë përsipër përgjegjësitë, dhe do të analizojë me kujdes çdo mangësi. Raportohet se edhe lojtarët diskutuan me përgjegjësi për situatën ku ndodhet skuadra, dhe u zotuan se do të ndryshojnë fytyrë duke filluar nga dy ndeshjet në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"