Gjici kritika skuadrës pas humbjes me Laçin, mbledhje e detyruar te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 11:00

Gjici kritika skuadrës pas humbjes me Laçin, mbledhje e detyruar te Kukësi

Humbja në Laç nuk do të kalojë në heshtje. Këtë herë në “katedër” do të jenë lojtarët, të cilët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
laci-kukesi-600x450-1
Gabuan pa fund dhe nuk e goditën një herë kuadratin, ndaj gjithçka që nuk shkoi si duhet në atë 90-minutësh do të analizohet me detaje. Është programuar për sot analiza, e cila do të shërbejë për të nxjerrë në pah të metat dhe shpërndarë përgjegjësitë. Në fakt, kritikat e para futbollistët i morën. Atyre që nuk ishin në formën e duhur në atë transfertë, nuk iu kursyen vërejtjet prej presidentit, të cilat u përcollën nëpërmjet drejtuesve. Tashmë do të kërkohet urgjent kthesa dhe një gjë është e sigurt: veriorët nuk do të heqin dorë prej titullit deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"