Gjici ikën i vrenjtur, vendësit humor me Arapin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2016 | 9:59

Gjici ikën i vrenjtur, vendësit humor me Arapin

Humori nuk kishte si të mungonte gjatë kësaj sfide, ku në pjesën e parë Arapi gjatë një aksioni, në tentativë për ta larguar topin, për pak sa e ka çuar atë në rrjetë. Aty është dëgjuar një zë nga tribuna:Skenderbeu-Kukesi 1-3, presidentet bashke ne tribune“I mungon shumë goli Arapit, po jo në atë portë ore!”. Një fjali e tillë ka shkaktuar të qeshura në tribunë. Në fundin e takimit, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, menjëherë pas vërshëllimës së Laver Allës, ka takuar homologun e tij, Ardjan Takaj, dhe është larguar i mërzitur.

Presidenti ka qenë mjaft i vrenjtur dhe për këtë arsye ka ikur me shpejtësi, madje përpara se futbollistët të futeshin në dhomat e zhveshjes. Para ndeshjes, presidenti u kishte kërkuar lojtarëve fitore me çdo kusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"