Gjici hap “thesin”, premio e majme pas kualifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 22:03

Gjici hap “thesin”, premio e majme pas kualifikimit

Kukësi siguroi një kualifikim historik në përballjen ndaj Valetës. Goli i Dzarias në minutën e 84-t bëri që verilindorët të barazonin në transfertë duke kaluar më tej pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi” 1 javë më parë.

GJICI-658x370

Pas ndeshjes, presidenti Safet Gjici, nuk është kursyer duke hapur thesin. Numri një i verilindorëve ka premtuar plot 100 mijë euro premio për skuadrën pas kualifikimit.  Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime të besueshme pranë klubit.

dzaria

Ndërkohë skuadra kuksiane do të mësoje nesër edhe kundërshtarin e raundit të dytë. Fituesja e çiftit Karabak-Olimpi Lubjana do të jetë rivalja e verilindorëve.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"