Gjici: Dua grupet e Europa Ligës, kemi shumë shanse për t’u kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2017 | 21:37

Gjici: Dua grupet e Europa Ligës, kemi shumë shanse për t’u kualifikuar

Safet Gjici është i lum tur që në debutimin e Kukësit në Ligën e Kampioneve përballë do të jetë një klub moldav. Presidenti i kampionëve të Shqipërisë, që kandidon në Kukës për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, e ka ndjekur shortin mes emocioneve, ndërsa ka qenë i bindur se Kukësi do të luante me Sherif Tiraspolin.

gjici

Pak minuta pasi u mësua kundërshtari në turin e dytë të Champions-it, Gjici foli për “Panorama Sport”, duke komentuar shortin, synimet që ka, por edhe premtimin për një merkato të fuqishme në vijim.

Do të luani kundër Sherif Tiraspolit. Është ky shorti më i mirë i mundshëm për Kukësin?

Në letër duket një short disi i lehtë, kur mendon se me çfarë ekipesh të tjera mund të përballeshim, por gjithsesi kampionia e një vendi mbetet e tillë dhe vështirësia dihet edhe kundër Sherif Tiraspolit.

gjici shortiiii

Dua t’ju zbuloj diçka, sepse përpara se të hidhej shorti, kur pashë që mund të luanim ndaj ekipeve si Kopenhagen, Rijeka, Astana apo BATE Borisov, isha i bindur që do të kishim disi fat.

Doni të thoni se mes tyre do t’ju binte ekipi moldav?

Po, besoja shumë se do të kishim rival klubin moldav. Në këtë grup skuadrash, ishte më i lehti në letër dhe kam pasur një parandjenjë, të cilën ia bëra të ditur para shortit kolegut tuaj, Ylli Aga. Në njëfarë mënyre e parandjeva dhe mendoj se Zoti ishte me ne në short.

Safet Gjici

Kalimi i turit është tashmë një detyrim apo mendoni se do të jetë shumë e vështirë ndaj një skuadre që ka buxhet disa herë më të madh se Kukësi?

Duhet shumë punë për ta kaluar këtë tur, por mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Dihet që çdo klub jashtë Shqipërisë e ka buxhetin 5 herë apo 10 herë më të lartë se ne, kështu që edhe kampionët e Moldavisë nuk bëjnë përjashtim.

Kukesi stervitje bashke

Megjithatë, këtu është e bukura e futbollit dhe gjithçka mund të ndodhë, pasi në fushë 11 kundër 11 luajnë. Nuk diskutohet që do ta kemi shumë të vështirë, por besojmë te kalimi i turit. Skuadra nuk ka eufori dhe do ta përballojë mirë.

Edhe Skënderbeu dy edicione më parë e bëri historinë pikërisht kundër një skuadre moldave, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Europës. A mund të jetë Kukësi që do të përsërisë këtë sukses?

Objektivi ynë është që të futemi në grupet e Ligës së Europës. Gjithçka nis kundër moldavëve, pra duhet t’i kalojmë patjetër për të qenë aty ku synojmë. Shanset janë të mëdha për ta kaluar këtë tur.

Kukesi para ndeshjes

Nga skuadra ka pasur më shumë firo, se sa afrime. Çfarë po ndodh, kur do të zyrtarizohen lëvizjet në hyrje te Kukësi?

Në merkato do të ndërhyjmë fuqimisht. Kemi kontaktuar disa lojtarë që bëjnë diferencën dhe shumë shpejt do të zyrtarizojmë afrimet. Nuk jemi nxituar, pasi prisnim të hidhej edhe shorti, për të mësuar rivalin. Rëndësi ka të afrojmë lojtarë që do të na ndihmojnë shumë.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"