Gjici bën gati padinë, “Federbet” hedh dyshime edhe për miqësoren e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2017 | 16:22

Gjici bën gati padinë, “Federbet” hedh dyshime edhe për miqësoren e dytë

Ndërsa presidenti i Kukësit, Safet Gjici, bëhet gati të paditë kompaninë “Federbet” për prishje imazhi, kjo e fundit “dyfishon” dyshimet për rregullsinë e miqësoreve austriake të kampionëve të Shqipërisë. Në faqen e Facebook të organizatës që monitoron fluksin e basteve sportive, është shfaqur sot një tjetër njoftim në lidhje me skuadrën shqiptare.

Kukesi

“27/06/2017. Kukësi-Botosani 3-1. Lëvizje të tjera shumë të çuditshme të koeficientëve. Ne nuk gjykojmë, ne thjesht vëzhgojmë!”, shkruhet në këtë postim të shkurtër që flet për takimin e djeshëm të verlindorëve në Austri, ku skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka fitoi falë golave të Serran, Karioka dhe Pejç.

federbet kukesi

Postimi i Federbet në faqen e Facebook-ut

Pak ditë më parë, “Federbet” kishte hedur dyshime të mëdha për takimin që Kukësi humbi me shifrat 7-0 ndaj Volfsberger në Austri, i zhvilluar një ditë pasi ekipi kishte mbërritur në tokën austriake. Stafi i Kukësit e motivoi këtë humbje me lodhjen nga rrugëtimi drejt Austrisë, por nuk dha asnjë shpjegim pse në kushte të tilla ishte vendosur luajtja e kësaj sfide që praktikisht nuk i kishte shërbyer për asgjë.

Si ndeshja e parë, ashtu edhe e dyta, janë kuotuar në thuajse të gjitha kompanitë kryesore të basteve që operojnë në Europë dhe Azi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"