Gjetja dashakeqëse/ Bufon vdes në aksident rrugor, por është lajm që grabiti para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 18:50

Gjetja dashakeqëse/ Bufon vdes në aksident rrugor, por është lajm që grabiti para

Kishte ndodhur edhe kohë më parë, por tani “mashtruesit” më të rrezikshëm të uebsajteve e kanë provuar sërish. Në orët e fundit, në rrjetet sociale, ishte shpërndarë një link lidhur me lajmin e ndarjes nga jeta të Xhanluixhi Bufonit, në një aksident automobilistik.

Bufon

Portieri legjendar i Italisë dhe i Juventusit, gjithsesi, është shëndoshë e mirë. Bëhet fjalë për vetëm një gënjeshtër, por shumë herë më të rrezikshme sesa thjesht një “fake news” që qarkullojnë shpesh në ueb.

Siç nënvizon “Bufale.net”, duke hapur atë link, jo vetëm që nuk dilte asnjë lajm, por autorizoheshe direkt në një sistem që të përfshinte automatikisht në një shërbim me pagesë për celularët. Nëse lidheshe direkt nga telefonat inteligjentë, kishte një mundësi shumë të lartë që përfshirja të ishte automatike, pa lejen e përdoruesit të “smartphone”-it.

bufon

Pasi kjo u mësua, kompanitë telefonike ofruan një numër asistence për të gjithë kompanitë, për të parë, nëse të interesuarve për linkun e “vdekjes së Bufonit” u ishin mbajtur parà nga llogaria e tyre ose jo. Me pak fjalë, ishte një lajm për të grabitur parà…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"