Gjeti rrugën e rrjetës ndaj Tërbunit, Sumaila: Pikë të arta, me këtë trajner po funksionojmë më së miri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 22:57

Gjeti rrugën e rrjetës ndaj Tërbunit, Sumaila: Pikë të arta, me këtë trajner po funksionojmë më së miri

Sumaila Abubakar i dha qetësi Skënderbeut. Afrikani është i lumtur që rigjeti golin, ndërsa thekson se askush nuk do t’i ndalë në rrugëtimin që kanë nisur.

sumaila goli

“Jam shumë i lumtur që rigjeta golin me fanellën e Skënderbeut. Është i dyti në dy ndeshje radhazi për mua dhe kjo më gëzon pa masë, nuk kam pse ta fsheh. Më vjen mirë gjithashtu që kjo fitore ndihmoi ekipin dhe tashmë jemi në vendin e dytë në klasifikim, duke u afruar edhe më shumë me objektivin tonë kryesor: ngjitjen në Superiore.

Skenderbeu

Skuadra po funksionon mirë dhe me ardhjen e trajnerit Gvozdenoviç kemi gjetur qetësinë dhe lirshmërinë për t’u shprehur më mirë në fushën e lojës.

Falënderoj shokët e ekipit që më mbështesin gjithmonë dhe dua t’ia dedikoj golin e sotëm gjithë tifozëve të Skënderbeut, të cilët na mbështesin dhe na motivojnë edhe kur na shohin në rrugët e qytetit”, përfundoi sulmuesi i bardhekuqve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"