Gjeti golin e parë ndaj Tiranës, Celis: Ky është vetëm fillimi im në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 13:10

Gjeti golin e parë ndaj Tiranës, Celis: Ky është vetëm fillimi im në Shqipëri

Argjentinasi Diego Celis kur erdhi në verë u konsiderua si goditje në Ballsh. Me një karrierë të pasur kryesisht në ligat izraelite, dje Celis realizoi një eurogol në “Adush Muça”, duke vulosur suksesin e ballshiotëve.

bandicam 2019-10-23 14-31-14-006

 

Pas ndeshjes ai foli për emocionet e golit të parë me fanellën e skuadrës mallakastriote. “Jam shumë i lumtur për golin e parë në kampionat me Bylisin. Jemi një skuadër që kemi dëshirë në fushën e lojës, vrapojmë shumë. Mbrojmë të gjithë bashkë dhe sulmojmë. Ne kemi një ekip simpatik dhe unë kam bërë një zgjedhje të mirë, sepse klubi ka synime në elitën e futbollit shqiptar. Jam ambientuar më mirë dhe do të shënoj më shumë gola dhe premtoj më të mirën në fushën e lojës, duke dhënë maksimumin për synimet që ka Bylisi”, tha pas ndeshjes Diego Celis. Argjentinasi ka luajtur gjashtë takime me Bylisin dhe ka shënuar një gol, ndërkohë që ka koleksionuar 200 minuta në fushë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"