“Gjeta një skuadër pa kokë dhe pa bisht”, Reja thumbon Panuçin por la Shqipërinë më keq se paraardhësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 21:33

“Gjeta një skuadër pa kokë dhe pa bisht”, Reja thumbon Panuçin por la Shqipërinë më keq se paraardhësi

“Kur kam ardhur gjeta një skuadër që nuk kishte as kokë dhe as bisht. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme”. Këto janë fjalët me të cilat Edi Reja i dha sot lamtumirën publikut shqiptar, pak minuta para se për mediat të fliste tekniku i ri i kuqezinjve, Silvinjo.

reja panuci

Një kritikë e hapur kjo e trajnerit 77-vjeçar për paraardhësin e tij, Kristian Panuçi, vendin e të cilit mori në drejtimin e kuqezinjve. Por sado që mund të duket e pabesueshme, Reja e lë Shqipërinë në një situatë më të keqe sesa kur e trashëgoi nga Panuçi.

Statistikat flasin qartë. Në prillin e vitit 2019, kur ai u emërua në pankinën e kuqezinjve, Shqipëria gjendej në vendin e 62-të në renditjen e FIFA-s, e 34-ta mes kombëtareve të UEFA-s.

Ndërsa sot, Shqipëria që i lë Reja trashëgim Silvinjos, është e 66-ta në renditjen e FIFA-s, po në vendin e 34-t mes përfaqësueseve europiane. Statistikat janë kokëforte dhe progresi i jashtëzakonshëm i këtyre viteve, sipas stafit që punoi me Kombëtaren, tregon në rastin më të mirë vetëm një vendnumëro në krahasim me eksperimentin e vlerësuar si të dështuar me Panuçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"