“Gjeta 6 lojtarë titullarë mbipeshë”, Sormani flet pa doreza: Te Partizani ka shumë presion, ju tregoj gabimet që janë bërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 23:30

“Gjeta 6 lojtarë titullarë mbipeshë”, Sormani flet pa doreza: Te Partizani ka shumë presion, ju tregoj gabimet që janë bërë

I ftuar në studion e emisionin “Rubrika Sportive”, trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, foli për situatën aktuale te skuadra e kuqe, duke u shprehur:

Sormani

“Unë vazhdoj të them se është një gjë të flasësh për një ndeshje dhe të analizosh ato. Partizani ka merituar shumë më shumë se rezultatet. E thonë statistikat. Rezultati në fushë përcakton edhe vlerësimin që bëjnë njerëzit. Në qoftë se dikush studion dhe shikon realitetin e ndeshjeve, kemi të bëjmë me një realitet tjetër

E ardhmja e Alban Hoxhës – Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni drejtorit. Është një nga problemet e ekipit. Unë mendoj që është e rëndësishme në momente si ky, por edhe gjithmonë, që klubi duhet t’i përgjigjet menjëherë çdo lloj lajmi që ka të bëjë me lojtarët e saj. Për veç se nuk i bën mirë Partizanit, nuk është korrekte. Nuk është një gjë e mirë që të dëgjoj. Të luash me Partizanin është shumë ndryshe. Ka njerëz që mund ta thonë më mirë se unë. Të jesh gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të marrësh kritika. Duhet të kesh dëshirën dhe përqëndrimin për t’iu përgjigjur problematikave. Ka shumë njerëz që dëshirojnë t’i hedhin benzinë zjarrit për asgjë.

Statistikat thonë që Partizani pëson më pak topa në linja, në të gjitha linjat. Skuadra është agresive dhe e shkurtër dhe iu krijon probleme kundërshtarëve. Varët shumë nga aspekti psikologjik. Skuadra shumë herë ka paaftësinë që të transfromojnë gjithë atë gjë të mirë dhe ta transformojë në gol. Nëse marr një shembull, ndeshjen kundër Skënderbeut, deri në minutën e 43 nuk kishim pësuar asnjë situatë të vështirë. Pësuam gol nga 35 metra. Është një gjë të analizosh ndeshjet dhe është një gjë të ndalosh te fakti. Nëse dikush flet për performancën, unë vazhdoj të mos jem dakord.

Mendja ime në këtë momente është përqëndruar që të mbyll këtë sezon, duke arritur objektivin minimal. Një nga problematikat që ka pasur Partizani është që ndoshta me shumë mundësi disa lojtarë që kanë ardhur, janë prezantuar me pritshmëri shumë të larta, pa qenë në kushte potenciale për të qenë lojtarë vendimtarë. Kanë qenë dhe shumë të kritikuar. Unë duhet të analizoj gjëra. Solomon është një futbollist që shënon 1 gol në 7 ndeshje. Kjo është një fakt. Sipas meje përgjegjësia nuk është e lojtarit, por e atij që ka dashur t’i japë më shumë përgjegjësi lojtarit.

Nuk kam menduar të heq dorë nga Partizani. Unë e di sesi punoj. Unë e di se çfarë bëj. Unë kritikat i pranoj, por nuk pranoj kritikat e qëllimshme. Kur të shikoj që skuadra nuk perfomon, unë jam i pari që tërhiqem.

5 lojtarë ishin mbi peshë kur erdha unë. Nuk flas për kolegët e mij. Ka një respekt të madh mes kolegëve. Lojtarëve iu thashë që ata janë profesionistë, pavarësisht gjëndjes, duhet një mrekulli. Nëse arrin të luash mbas 15 ditësh nuk mund të bësh kaq shumë. Ishte një klime në depresion dhe pakënaqësi e madhe.

Lojtarët e gardës së vjetër, ishin të dëshpëruar prej kritikave që ishin drejtuar drejt ta. Unë i kuptoj, që një që ishte kampion të pranoj kritikat. Kur dikush është shpirti i skuadrës, ai merr si meritat dhe kritikat. Lojtarët e rinj ishin shumë të ekspozuar. Është munduar që mund të bënin një diferencë të përgjithshme. Shumë më thonë që Boldor është lojtar me eksperiencë të madhe, por nëse shikon, ka luajtur më shumë tani se 5 vitet e fundit. Nëse flasim për fakte, duhet të flasim seriozisht.

Për mua në qoftë se i jep më shumë përgjegjësi atij që nuk është gati për ta marrë, sepse i bën dëm. Partizani nuk është si skuadrat e tjera, ka një presion shumë të madh, mund ta vlerësoni më shumë se unë. Duhen lojtarë mendërisht të fortë, shkon në një vend që ka presion. Unë në këtë moment kam të qartë një gjë, që duhet të mendoj për ndeshjen e ardhshme.

Laçi është një nga skuadrat që më pëlqen më shumë për futbollin që zhvillon. Lushkja është një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit”, u shpreh Sormani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"