Gjesti ndaj Militaos fatal për Barelan, mesfushori i Interit nuk luan ndaj Liverpulit dhe dënohet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:25

Gjesti ndaj Militaos fatal për Barelan, mesfushori i Interit nuk luan ndaj Liverpulit dhe dënohet me…

Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në ndeshjen ndaj Liverpulit, më ekzaktësisht në 16 shkurt në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions-it.

FBL-EUR-C1-REAL MADRID-INTER MILAN

Interi në dy ndeshjet do të duhet të bëjë pa lojtarin e tyre më “anglez” për nga temperamenti, shpirti konkurrues dhe intensiteti, Nikolo Barelan.

Kartoni i kuq në “Bernabeu” ndaj Realit të Madridit shkakton automatikisht skualifikimin me dy ndeshje pas gjestit që bëri ndaj Militaos.

Drejtuesit zikaltër që nuk e pritën mirë atë veprim të Barelës, ku u gjobit në mënyrë të përpiktë. Interi nuk do të bëjë asnjë ankimim për të përgjysmuar dënimin ose ta konvertojë gjysmën në një gjobë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"