“Gjesti më i bukur i këtyre ditëve”, Duka përgëzon Ramën: Ndihem krenar, kam folur edhe me Hysajn …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 21:32

“Gjesti më i bukur i këtyre ditëve”, Duka përgëzon Ramën: Ndihem krenar, kam folur edhe me Hysajn …

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një proncim për radio “Kiss Kiss”, në lidhje me situatën e jashtëzakonshme që është duke kaluar Italia, teksa ka deklaruar se është ndjerë krenar që Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali, teksa nuk ka nguruar të përgëzojë kryeministrin Rama.

duka rama reja

“Unë jam ndierë shumë i lumtur dhe krenar që Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali që t’i ndihmoj kundër Koronavirusit. Është një gjest i bukur solidariteti dhe që tregon se jemi afër me Italinë, ashtu si edhe në fakt ju keni qenë me Shqipërinë. E vërtet, ne nuk mund të shpëtojmë gjithë Italinë me 30 mjekë, por mund të ndihmojmë. E uroj dhe përgëzoj kryeministrin Rama, sepse ka qenë gjesti më i bukur i këtyre ditëve. Tani shpresoj që ta fitojmë këtë luftë.

Hysaj? Po kam folur me të, ashtu si gjithë lojtarët e tjerë të Shqipërisë po stërviten në shtëpi. Shëndeti ka rëndësi kryesore. “Champions League” dhe “Europa League” i kanë shtyrë finalet e tyre dhe ne po mendojmë një tjetër datë për vazhdimin e kampionateve”, u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"