“Gjesti i Ramës për Italinë është diçka humane”, futbollistja shqiptare: Na keni ndihmuar kur u goditëm nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 0:20

“Gjesti i Ramës për Italinë është diçka humane”, futbollistja shqiptare: Na keni ndihmuar kur u goditëm nga tërmeti

Gjesti i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë nga vendi jonë drejt Italisë për të ndihmuar kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit është përshëndetur edhe nga futbollistja shqiptare e skuadrës së Peruxhas Sevina Bylykbashi.

grifo-bylybashi

Në një prononcim për mediat italiane, 23-vjeçarja e konsideroi vendimin e kryeministrit Rama si “gjest human”, ndërsa shtoi se të dyja vendet e kanë ndihmuar vazhdimisht njëra-tjetrën në momente të vështira për shkak dhe të marrëdhënies së fortë që ekziston mes dy popujve.

rama

“Vendimi i kryeministrit Rama ishte një gjest shumë human. Në situtata të vështira si kjo dhe të kaluara Italia dhe Shqipëria e kanë ndihmuar gjithmonë njëra-tjetrën. Mbaj mend disa muaj më parë kur vendi im u godit nga njëtërmet shkatërrimtar dhe Italia ishte e para që na zgjati dorën për ndihmë”.

Bylykbashi luan prej vitesh në Itali teksa ka mbërritur atje në moshën 14-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"