Gjesti i madh i futbollistit italian, i bën pazarin familjeve në vështirësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 16:00

Gjesti i madh i futbollistit italian, i bën pazarin familjeve në vështirësi

Italia është duke u përballuar me një situatë shumë të vështirë, teksa është regjistruar një numër i madh të prekurish dhe viktimash nga Koronavirusi.

gettyimages-1201241755-612x612

Qeveria menjëherë ka marrë masa për të parandaluar këtë virus, teksa i ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Një gjest shumë të madh ka bërë futbollisti i Breshas, Dimitri Bisoli. 26-vjeçari ka vendosur të ndihmojë njerëzit e vendit të tij, teksa i bën pazarin të gjitha familjeve që janë në vështirësi.

Gjest ky shumë i mirë nga futbollisti, që ndryshe nga të tjerët ka vendosur të sfidojë karantinimin dhe të ndihmojë të tjerët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"