Gjest i madh nga klubi shqiptar, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 14:34

Gjest i madh nga klubi shqiptar, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, ka solidarizuar jo vetëm shtetet e shumta,  por edhe shumë klube futbolli.

shkendija

Edhe pse futboll në vendin tonë nuk do të luhet të paktën deri në javën tjetër, në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë që të luhen normalisht sfidat e javës së 17-të.

Shkëndija do të përballet me Shkupin në shtëpi, dhe klubi ka vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Gjithashtu klubi në këtë moment ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shkojnë sa më shumë në stadium për të blerë biletat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"