Gjest i madh nga klubi kosovar, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 16:03

Gjest i madh nga klubi kosovar, të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ballkani ka kaluar në raundin tjetër të Digitalb Kupës së Kosovës ditën e sotme, teksa ka mposhtur Dritën me anë të penalltive.Ballkani3-600x360

Megjithatë gjesti që ka bërë Ballkani, është më i rëndësishëm se sa rezultati i arritur ditën e sotme.

Ekipi kryesues në Kosovë ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura për ndeshjen e sotme ndaj Dritës, të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Pikërisht kjo ishte njoftuar edhe ditën e djeshme nga klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, teksa ditën e sotme një numër i madh tifozësh ishin në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"