Gjest i madh i lojtarit të Lacios, shpërndan 1000 bileta dhuratë për ish-tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 11:10

Gjest i madh i lojtarit të Lacios, shpërndan 1000 bileta dhuratë për ish-tifozët

Ndeshja e djeshme mes Steauas së Bukureshtit dhe Lacios pati një shije të veçantë për Stefan Radu, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e rivalit më të madh të Steauas, Dinamos.

Steaua-Bucarest

Pikërisht për këtë arsye, mbrojtësi bardhekaltër ka blerë rreth 1.000 bileta dhe ua ka dhënë përkrahësve të skuadrës së tij të vjetër. Ajo ndaj Steauas, me pak fjalë, ishte gjithashtu një derbi i vogël, me ato të Dinamos që brohoritën për Lacion.

radu

Mbrojtësi nuk luajti asnjë minutë dhe përkrahja e ish-tifozëve shërbeu pak pasi Lacio u largua nga Rumania me një humbje minimale, e cila lë të hapur çështjen e kualifikimit në turin pasardhës të Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"