Gjest fantastik nga skuadra e Kukësit, stafi dhe lojtarët japin një pjesë të pagës për të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 14:34

Gjest fantastik nga skuadra e Kukësit, stafi dhe lojtarët japin një pjesë të pagës për të prekurit nga tërmeti

Stafi dhe futbollistët e Kukësit kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

kukesi

Solidarizimi për të prekurit nga tërmeti është i madh këeto ditë madje dhe në botën e sportit, kështu që edhe Kukësi është solidarizuar më këtë situatë dhe ka bërë një gjest fantastik.

Klubi me anë të një njoftimi në “Facebook” bën me dije: “Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.

Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.”

kukesii

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"