Gjermania sërish pararojë për Europën në futboll, përcaktohet kalendari i kompeticionit tjetër të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 19:06

Gjermania sërish pararojë për Europën në futboll, përcaktohet kalendari i kompeticionit tjetër të rëndësishëm

Federata Gjermane e Futbollit miratoi kalendarin për vazhdimin dhe mbylljen e kompeticionit të Kupës së Gjermanisë.
csm_222830-DFB_DFBPokal_Partner_004_e5fe9e4e94
Ndeshja e parë gjysmëfinale midis Sarbrukenit dhe Bajer Leverkusenit do të zhvillohet në datën 9 qershor, ora 20:45, ndërsa në anën tjetër Bajern Mynih dhe Eintrahti i Frankfurtit do të luajnë një ditë më pas në orën 20:45.

Finalja e madhe do të luhet në datën 4 korrik në stadiumin “Olimpiashtation” të Berlinit.

Kujtojmë që Gjermania ishte vendi i parë në Europë që filloi kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"