Gjermania mendon rikthimin e bujshëm, mesfushori gati të veshë dhe njëherë fanellën e “Pancerave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:35

Gjermania mendon rikthimin e bujshëm, mesfushori gati të veshë dhe njëherë fanellën e “Pancerave”

Toni Kros do të shënonte një pikë të rëndësishme në Gjermaninë e lavdishme, konkretisht në suksesin e 2014-ës dhe mungesa e tij në turneun aktual në Katar shkaktoi jo pak pikëpyetje, kjo edhe nga vendimi i vetë lojtarit në fjalë.

kros

Së fundmi, nga mediat gjermane flitet për një rikthim apo më saktë tentativë nga Federata Gjermane e Futbollit për të bindur mesfushorin nga “Santiago Bernabeu” të veshë sërish fanellën e “Pancerave”.

Interesante është interpretimi i tij pas mungesës në përfaqësuese gjatë kohës kur Flik mori frenat e përfaqësueses duke cituar ndër të tjera se: “Shpresojë që Hansi të jetë aq i suksesshëm sa të mos më thërrasë për diçka sportive”.

Organizimi i “Euro 2024” ka rritur edhe më shumë përgjegjësinë te ta, pasi vazhdimi i një trendi negativ do t’i rrënonte përpara tifozërisë së vet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"