Gjermania mbron talentet, agjentët nuk do të paguhen më për minorenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2017 | 11:48

Gjermania mbron talentet, agjentët nuk do të paguhen më për minorenët

Gjermania mbron talentet, agjentët nuk do të paguhen më “Sport Bild” ka mësuar se Shoqata e Menaxherëve të Futbollistëve Gjermanë (DFVV) ka adoptuar një ndryshim në kodin e sjelljes së 70 anëtarëve të saj. Një nga këto përfshin edhe mbrojtjen e minorenëve.

sdasdas

Nga tani e tutje, në Gjermani menaxherët e futbollistëve nën moshë nuk do të përfitojnë më financiarisht nga negocimi i kontratave të tyre si profesionistë. Shkelja e këtij neni në kod do të sjellë paralajmërimin, gjobë e deri në përjashtim nga DFVV.

2-format2010

Presidenti i Shoqatës së Menaxherëve të Futbollistëve Gjermanë, Tomas Kroth, tha: “Synimi ynë është që të përmirësojmë reputacionin e menaxherit të futbollistit në shoqëri dhe në cilësinë e shërbimeve të konsulencës. Me këtë masë, ne donim që të diferenconim njerëzit e dyshimtë në këtë treg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"