Gjermania pa “frena”, Rojs humb Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2014 | 16:01

Gjermania pa “frena”, Rojs humb Botërorin

RojsMarko Rojs vlen më shumë sesa fitor ja 6-1! Kombëtarja gjermane ka fituar me goleadë miqësoren e fundit para Botërorit, por ajo fitore dhemb. Mesfushori i Dortmundit, Marko Rojs, u dëmtua shumë rëndë në kaviljen e majtë duke dalë nga

GJERMANI-ARMENI  6-1
Golat: Shyrrle 52′, Podolski 72′, Hëvedes 73′, Klose 77′, Gëce 82′, 89’/ Mikhitarjan 69′
GJERMANIA (4-2-3-1): Vaidenfeler, Boateng (Groskrojc 67′), Mertesaker, Humels, Hëvedes, Khedira (Shvajnshtaiger 59′), Lahm (Ozil 46′), Shyrrle (Gëce 75′), Kros, Rojs (Podolski 45′), Myler (Klose 67′) Trajner: Joakim Lëv
ARMENIA (4-2-3-1): Berezovski, Mkojan, Harojan, Arzumanian, Hajrapetian, Yedigarjan, Hovsepian, Manuharjan, Mikhitarjan, Ghazarjan, Movsisjan Trajner: Bernard Shandes
KARTONË TË VERDHË: Tumasjan 90′ 1
ARBITËR Leshner (Austri)

Rikthehet Lahm, Myler “9 fals”
Në krahasim me barazimin 2-2 ndaj Kamerunit, Lëv bëri tre ndryshime në formacion. Në fitoren 6-1 ndaj Armenisë u rikthye kapiteni Filip Lahm, i cili luajti në mesfushë përkrah Khedirës. Kurse Myler reagoi si “9 fals” duke treguar se është alternativa më e mirë për sulmin pas Kloses. Veç Lahmit, dy ndryshimet ishin Hëvedes për Durm dhe Shyrrle për Ozil.
Ndeshja Gjermania starton me shumë eufori ndeshjen ku që në fillim ra në sy mbizotërimi i mesfushës dhe sulmit. Por, defensiva e Armenisë ishte mjaft e fortifikuar, aq sa në 45 minutat e para nuk lejoi të prekej rrjeta. Rojs kishte dy shanse të arta për të shënuar, por fati nuk ishte me të. U duk që vendësit po kujdeseshin së tepërmi duke shmangur edhe dyluftime të rrezikshme, por në fund të pjesës së parë ndodhi drama e madhe:
Rojs thyen kaviljen, humb Botërorin? Në një dyluftim me Yedigarjan në mesfushë, Marko Rojs shkelet keq nga pas dhe në pamje të parë duket sikur i përthyhet kavilja e majtë. Doktori Myler-Volfart me ndihmësin e tij e marrin në krah dhe gjendja e Rojs ishte mjaft dramatike. Direkt ai dërgohet në spital ku bën skanerin në pjesën e dëmtuar. “Nuk u duk mirë. Shpresoj të mos jetë gjë të keqe. Kemi nevojë për të”, – deklaroi pas ndeshjes Toni Kros i pikëlluar. Mediat spekulojnë për një thyerje të kaviljes, e cila rrezikon minimumi deri në 2 muaj jashtë. Sipas një ortopedi gjerman, në rast se Rojs ka thyer një pjesë të kaviljes, ai do pushojë minimumi 6 javë. Çka sjell automatikisht dhe mospjesëmarrjen në Botëror.
Goleada Vendin e Rojsit e zë Podolski. Në pjesën e dytë “pancerat” kthehen të frikshëm, ku Podolski gjuan drejt shtyllës dhe topi kthehet te Shyrrle, i cili shënon me thembër. Më pas Mikhitarjan barazon (69′), por “pancerat” fillojnë me breshëri, ku Podolski, Klose, Hëvedes dhe Gëce (2) shënojnë 5 gola për 18 minuta.

Dëmtohet Rojs, Gjermania fton Shkodran Mustafin
Marko Rojs humbet Kupën e Botës. Sulmuesi i Gjermanisë, që konsiderohej edhe si një nga lojtarët më të talentuar që do të udhëtonin drejt Brazilit, humbet përfundimisht mundësinë për të marrë pjesë në eventin më madhështor të planetit. 25-vjeçari u dëmtua në kavilje gjatë miqësores që Gjermania zhvilloi kundër Armenisë dhe pas analizave më të detajuara, Federata Gjermane e Futbollit thekson se Rojs do të udhëtojë drejt Dortmundit për të ndjekur fazën e rehabilitimit që do të zgjasë 6-7 javë. Por fatkeqësia e dikujt në mënyrë ironike shërben për të lumturuar dikë tjetër, sepse është mbrojtësi me origjinë kosovare, Shkodran Mustafi, ai që do të udhëtojë me kombëtaren e Joakhim Lëvit drejt Brazilit. Lojtari i Sampdorias, që u la jashtë nga tekniku pas reduktimit të listës me 23 lojtarë, tashmë ka mundësi ta bëjë ëndrrën realitet duke udhëtuar me “pancerat” drejt Botërorit të Brazilit.
Përgatiti: ENIAR IBRO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"