Gjermania ftesë për të ulur rrogat, UEFA: S’vendosim ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 0:02

Gjermania ftesë për të ulur rrogat, UEFA: S’vendosim ne

Optimizmi që ka ni sur të ndihet për rinisjen e futbollit në Europë ndahet edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për “The Guardian”. Bundesliga është kampionati i parë kryesor në kontinent që guxoi të sfidojë virusin dhe rikthehet në fushë. Në të njëjtat gjurmë do përpiqen të shkelin edhe Premier Liga, La Liga dhe Serie A: “Jemi gati, do të ndjekim të gjitha rekomandimet e autoriteteve, por jam absolutisht i sigurt se futbolli i bukur i vjetër, me tifozët e tij, do të rikthehet shumë shpejt. A do të vija bast 1 milion dollarë për faktin që Europiani do të luhet në vitin 2021? Do ta bëja, përse jo? Nuk mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmonë, mendoj se gjërat do të ndryshojnë përpara se shumë njerëz mendojnë. Situata është serioze, por infektimet janë në rënie, jemi më të kujdesshëm, e njohim më mirë këtë virus. Pastaj unëjam optimist, nuk më pëlqen ky vizion apokaliptik për të cilin duhet të presim një valë të dytë, të tretë, të katërt apo të pestë”.
ceferin
PËRSE JO MË I MIRË? – “Kjo është njëeksperiencë e re, – vijon presidenti, – dhe kur tëçlirohemi nga ky virus, gjërat do të kthehen në normalitet. Futbolli nuk ka ndryshuar pas Luftërave Botërore, nuk do të ndryshojë as pas këtij virusi. Njerëzit thonë se bota nuk do jetë më njësoj, por atëherë përse të mos mendosh se do jetë më e mirë? Përse të mos mendojmë se do të jemi më të zgjuar, ose që më në fund do kuptojmë se sa të dobët jemi përpara natyrës? Ka gjithnjë leksione për të mësuar”.
FRITZ KELLER
VENDOS MERKATO – Presidenti i Federatës Gjermane, Fric Keler, propozoi këtë javë vendosjen e rrogave tavan për futbollistët për të përballuar krizën financiare gjatë pandemisë: “Duhet t’i sjellim futbollistët profesionistë më afër njerëzve përsëri… Duhet të mendojmë për një rrogë tavan”. Por Ceferin e mbyll duke u dalë në mbrojtje aktorëve kryesorë të këtij sporti: “Unë nuk mendoj se futbollistët janë lakmitarë. Është merkatoja ajo që i vendos çmimet. Dhe nëse dikush të propozon 20 milionë dollarë në vit, nuk mendoj se është dikush që do të thoshte: ‘Jo, nuk dua të jem kaq lakmitar, më jepni 200 mijë dollarë’. Është merkatoja ajo që vendos. Të shohim përgjigjen që tregu dotë japë dhe nëse kjo krizë do të bëjë uljen e këtyre çmimeve. Por nuk është korrekte që të flasim për futbollistë grykës, sepse kanë rroga kaq të larta. Ata sjellin shumë të ardhura dhe futbolli është një industri e madhe që paguan shumë taksa, ashtu siç paguajnë edhe futbollistët. ‘Fair Play-n Financiar’ po mundohemi ta përmirësojmë dhe po marrim në konsideratë edhe vendosjen e një takse luksi nëse do të jetë e mundur”.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"