“Gjermania dhe ‘Axurrët’ po vuajnë për një numër ‘9’”, Nojer: Ne dhe Italia kemi të njëjtën “sëmundje”!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 14:20


“Gjermania dhe ‘Axurrët’ po vuajnë për një numër ‘9’”, Nojer: Ne dhe Italia kemi të njëjtën “sëmundje”!

Kombëtarja do të luajë ndeshjen e saj të katërt në Ligën e Kombeve në Gladbah sot në orën 20:45. Një ditë para ndeshjes së dytë kundër Italisë, trajneri i kombëtares, kapiteni Manuel Nojer, foli në një konferencë shtypi në Budapest për kundërshtarët e ardhshëm dhe humorin në ekipin e DFB-së.

NOJRR 1

Si është humori i skuadrës pas 3 barazimeve radhazi?

Zhgënjimi tashmë ka mbizotëruar, por nuk kemi pse ta fusim kokën në rërë. Uria dhe motivimi ynë janë aty. Mund të na kishte munguar kreativiteti dhe energjia, por ne treguam qëndrimin e duhur në çdo ndeshje. Duhet të jemi më të qetë para porte dhe të vuajmë pak presionin e kundërshtarit.

Sa e rëndësishme është fitorja ndaj Italisë?

Një fitore do të na pëlqente. Duam të marrim tri pikët ndaj Italisë, jam i sigurt që do të na shijonte diçka e tillë. Ata janë kampionët e Europës dhe nëse arrin t’i mundësh do të jetë diçka fantastike si për ne ashtu edhe për tifozët.

Si është të motivohesh në këtë fund sezoni?

Nuk mund të lësh vetëm një lojë. Ne duam të jemi sa më të përgatitur për Kupën e Botës dhe të zhvillojmë automatizma për të funksionuar si skuadër. Kjo do të jetë vendimtare për mua dhe kjo është arsyeja pse është mirë të luajmë kundër kundërshtarëve kaq të mirë në Ligën e Kombeve.

Ku mendoni se është reparti ku duhet të punohet më shumë?

Kjo është një pyetje për trajnerin. Jemi në një fazë rindërtimi dhe mendoj që ka vend për shumë përmirësime nga mbrojtja në sulm. Për momentin nuk kemi një bomber tipik që shënon gola pa fund. Ky është një problem edhe për Italinë, duke parë që në të shkuarën ata kanë pasur shumë bombera në atë repart.

Çfarë mendoni për shiritin me ngjyra?

Nuk kemi vendosur ende nëse do ta mbaj apo jo për Botërorin. Në Kampionatin Europian, ne thjesht donim të tregonim se qëndrojmë për shumëllojshmërinë.

Ku do t’i kaloni pushimet?

Diku në det me familjen. Ishte një sezon i gjatë dhe mendoj që një pushim është i nevojshëm për të gjithë. Sezoni i ri nis shumë herët dhe ne duhet të jemi gati për të bërë një tjetër paraqitje të mirë. Shpresoj që të bëjmë një mbyllje sa më dinjitoze nesër (sot) ndaj Italisë për të bërë të lumtur edhe tifozët tanë, të cilët nuk e kanë kursyer kurrë mbështetjen e tyre ndaj nesh.

PANORAMASPORT.AL