Gjermanët për rekord, shikoni shifrat e çmendura të tifozëve në kategoritë inferiore

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 31, 2018 | 19:44

Gjermanët për rekord, shikoni shifrat e çmendura të tifozëve në kategoritë inferiore

Kushdo që mendonte se fushata poshtëruese e Gjermanisë në Kupën e Botës dhe eliminimi i hershëm do të fuste tifozët në krizë, gabohet rëndë. Futbolli i klubeve edhe në ligat inferiore impresionon në çdo ndeshje, ashtu siç tregojnë dhe statistikat e pjesëmarrjes në stadiume në fundjavën që lamë pas.

nnnnnnnnnn

Ligat e treta dhe divizionet e katërta rajonale nisën garën në Gjermani për sezonin e ri dhe sigurisht futbolli nuk ishte i nivelit më të lartë, por pjesëmarrja ishte e denjë për një publik botërori. 41.324 mbështetës ishin të pranishëm në Fritz Valter Shtadion për të parë dy ish-gjigantë të Bundesligës, Kaizerslautern dhe Mynih 1860 të luanin mes tyre larg vitrinës së më të mirëve, por në një tempull futbolli që u elektrizua.

Në skajin tjetër të Gjermanisë, Energi Kotbus e promovuar një kategori më lart, fitoi 3-0 ndaj Hansa Rostok në praninë e 15 mijë spektatorëve. Show piroteknik dhe entuziazmi fantastik jepnin përshtypjen e një ndeshjeje në Bundesliga.

E njëjta gjë ndodhi në të njëjtin divizion në barazimin mes Karslruhe dhe Ajntraht Braunshvajgut. 20 mijë tifozë të pranishëm dhe nga një gol në çdo portë. Mbështetja e tifozëve gjermanë është gjithmonë e pranishme dhe në miqësore. Union Berlin luajti në Loftus Park të Londrës ndaj Kuins Park Reinxhërs në një festë të bukur futbolli me mijëra njerëz në stadium./Top Channel





www.minuta90.com