“Gjermanët nuk janë mazokistë”, Salvini kritika qeverisë për futbollin: Janë dëmtuar punëtorët, jo Ronaldo me Ibrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 22:29

“Gjermanët nuk janë mazokistë”, Salvini kritika qeverisë për futbollin: Janë dëmtuar punëtorët, jo Ronaldo me Ibrën

Ish-ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini kritikoi autoritetet shtetërore për karantimin e të gjithë skuadrave në rast se një lojtar rezulton pozitiv me COVID-19.
Italian Deputy Premier and Interior Minister, Matteo Salvini
Në një prononcim për “Telelombardia” Salvini vlerësoi autoritetet gjermane për mënyrën e menaxhimit të situatës së koronavirusit dhe rikthimit të ekipeve të futbollit në fushë.

“Nëse një person nga 100 veta rezulton pozitiv me COVID-19, e gjithë skuadra futet në karantinë dhe sërish futbolli ndalet. Gjermanët nuk janë mendjelehtë dhe mazokistë. Ata morën shumë kohë sepse ka shumë paragjykime për futbollin.

Ministri Spadafora të gjejë zgjidhje financiare për futbollin. Janë 300 milionë euro për të drejtat televizive. Nuk mendoj se qeveria do të shpenzojë një shifër të tillë. Futbolli prodhon 4 miliardë euro. Ka njerëz që paguhen 1 mijë euro në muaj dhe bëjnë dy punë. Nuk janë dëmtuar nga koronavirusi Ibrahimoviç dhe Ronaldo, por të gjithë punëtorët”, deklaroi Salvini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"