Gjermanët ironizojnë Italinë: Kanë hallin e shiritit, por a nuk kishin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 14:44

Gjermanët ironizojnë Italinë: Kanë hallin e shiritit, por a nuk kishin…

Gjermani dhe Italia kanë qenë gjithmonë kundërshtar të përbetuar dhe gjithmonë e thumbojnë njëri-tjetrin. Kësaj radhe ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ironizon rregullin e ri të vendosur nga italianët për të mbajtur të gjithë një lloj shiriti kapiteni.

412655_TS_07-09-18_9398857189_

“Shirit i vogël, luftë e madhe”, shkruajnë gjermanët duke marrë shkas edhe nga mosrespektimi i këtij rregulli nga lojtarë si Daniele De Rosi, Alehandor Gomez, Mauro Ikardi apo Pexela. Ata vazhdojnë më tej duke e ironizuar me fjalë italiane teksa shkruajnë: “Mamma mia, a nuk kishte futbolli italian probleme të tjera”.

fiorentina-qarabag-gol

Kujtojmë që Liga e futbollit italian nuk do i dënojë kapitenët që nuk e respektuan, por ka vendosur që të vendosë një kufi për ta, duke mos i lejuar ata që të mbajnë ato shirit kapiteni duke filluar nga java e katërt.

Ndërsa te Fiorentina janë shprehur se nuk do ta heqin shiritin e kapitenit që kanë me inicialet e Davide Astorit. Madje para disa ditësh lojtarët e klubit “vjollcë” janë shprehur se janë të gatshëm të paguajnë të gjitha gjobat që mund t’iu vendosin për këtë arsye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"