Gjermanët gjejnë justifikim për humbjen: Franca përdor doping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2016 | 11:46

Gjermanët gjejnë justifikim për humbjen: Franca përdor doping

Akuza të rënda vijnë nga Gjermania për përfaqësuesen franceze të futbollit. E përditshmja gjermane “SportBild” pretendon se futbollistët francezë mund të kenë marrë simulantë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Gjermanisë që “gjelat” fituan me rezultatin 2-0.

2,w=591,c=0.sport

“Një reporter i ‘SportBild’ ka gjetur në dhomat e zhveshjeve të Francës pas ndeshjes, një kuti të preparatit Guronsan. Guronsan është një simulant me kafeinë”, shkruan kjo gazetë.

Ndonëse ky preparat nuk është në listën e ndaluar të WADA-s, ekspertët gjermanë të antidopingut e cilësojnë këtë një rast të mirëfilltë dopingu.

2,w=993,c=0.sport

“Sipas WADA, çdo përpjekje për të fituar një avantazh ndaj kundërshtarit përveç forcës së trupit, është doping. Ndaj për mua, Guronsan është doping. Rritja e performancës në sport nga kafeina është e provuar shkencërisht. Ajo rrit gjithashtu edhe shpejtësinë e reagimit”, u shpreh për gazetën gjermane eksperti i dopingut, profesor Fritz Sorgel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"