Muzaka firmos për 2 vite me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2014 | 16:52

Muzaka firmos për 2 vite me Flamurtarin

MuzakaGjergji Muzaka u ka dhënë fund hamendjeve për klubin e tij të ri, ku do ta vijojë karrierën. Pasi u “divorcua” me Skënderbeun, edhe pse trajneri Mirel Josa tha një ditë më parë se e priste në stërvitje, mesfushori kryeqytetas ka vendosur të rikthehet në Vlorë. Siguria financiare te Flamurtari, e garantuar pas marrëveshjes së firmosur nga Bashkia e Vlorës me sponsorët turq, “TRK” dhe “Atlas Jet”, për administrimin e klubit, e ka bindur Muzakën të mos hezitojë më tej, port ë firmosë kontratën. 29-vjeçari kishte udhëtuar paraditen e së martës drejt Vlorës, ku hodhi të zezën mbi të bardhë në kontratën dyvjecare me Flamurtarin. Mësohet, gjithashtu, se skuadra bregdetare është gati të bëjë edhe goditje të tjera sensacionale. Më konkretisht, Flamurtari pret të veshë me fanellën kuqezi dy lojtarë të kombëtares, Debatik Currin dhe Ervin Bulkun. Kosovari ka kërkuar disa ditë kohë për të vendosur, ndërsa mesfushori kryeqyetas ka shpalosur pak ditë më parë dëshirën për të luajtur me Tironan. Gjithsesi, situate e paqartë në kampin bardheblu mund ta shtyjë Bulkun drejt një aventure në Vlorë. Merkatoja kuqezi nuk ndalet këtu, pasi dy fierakë janë pranë firmës me Flamurtarin. Bëhet fjalë për mesfushorët Julian Gërxho dhe Agim Meto, të cilët janë njohje të vjetra të trajnerit Ernest Gjoka. Të njëjtat burime treguan dje për gazetën se ishlojtarët e Bylisit pritet të zyrtarizohen në ditët e ardhshme. Mirëpo, “qershia mbi tortë” është një italian. Bëhet fjalë për mbrojtësin Davide Grasi, i cili mbylli sezonin në Qipro tek Aris Limasol. Me lojtarin është rënë parimisht dakord dhe pritet vetëm firma.
Italiani Qendërmbrojtësi Davide Grasi është risia e merkatos kuqezi. Lojtari shtatlartë ka një të kaluar të suksesshme në Skoci me klube të njohura si Aberdin dhe Dandi. Ai ka nisur karrierën te Katolika në Itali, ndërsa më pas ka luajtur në Slloveni te SC Bonifika. Karriera e lojtarit që përdor këmbën e majtë ka vazhduar në Spanjë me klube si Merida dhe Sant Andreu. Më pas është aktivizuar tek Aberdin në Skoci, Sorrento në Itali, FC Bruksel në Belgjikë, Dandi në Skoci dhe sezonin e fundit tek Aris Limasol në Qipro. Te skuadra ishullore ka mbajtur shiritin e kapitenit, teksa është aktivizuar 31 herë. “Kemi arritur një marrëveshje me italianin, por përderisa nuk ka një kontratë të shkruar, nuk mund ta prezantoj si një blerje zyrtare”, deklaroi dje për “Panorama Sport” drejtori sportiv, Ardi Behari.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"