“Gjërat duan pak kohë që të ndryshojnë”, Arapi: Presidenti më ka dhënë besim për të ardhmen, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:21

“Gjërat duan pak kohë që të ndryshojnë”, Arapi: Presidenti më ka dhënë besim për të ardhmen, por…

Trajneri i Teutës, Renato Arapi, foli pas triumfit 2-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Laçit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak foli edhe për të ardhmen, teksa u shpreh:

bandicam 2022-05-21 19-18-34-667

“Po ta kishim nisur më përpara me rezultatet pozitive do ishim më pranë Europës. Na vjen keq për atë ecuri jo pozitive. Në fund, me besim, shumë gjëra mund të rregullohen, sicc e treguan edhe në ndeshjet e fundit.

Kemi bërë një punë shumë të mirë. Dua të përgëzoj djemtë për përkushtimin dhe seriozitetin. Gjërat duan pak kohë që të ndryshojnë. Po të vazhdojmë kështu dhe të ruhet pjesa më e madhe e ekipit, mund të bëhen gjëra shumë më të mira.

Në përfundim të sezonit do të kemi një bisedim me presidentin dhe do të vendosim edhe për objektivat, në qoftë se do të vazhdoj. Kemi shënuar goxha ndeshjet e fundit dhe shënjestra është rregulluar.

Presidenti më ka dhënë një farë besimi, por akoma nuk është konkretizuar”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"