Gjeniu Iniesta i jep lamtumirën Barçës, në festë 1 madrilen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 15:10

Gjeniu Iniesta i jep lamtumirën Barçës, në festë 1 madrilen

Diçka është e sigurt: Andres Iniesta nuk po largohet nga porta e pasme. Po ikën si një legjendë nga Barcelona dhe klubi katalanas po e trajton ashtu siç ai e meriton, deri në sekondën e fundit që do të mbajë veshur këtë fanellë. Akti i parafundit i lamtumirës ndodhi të premten në mbrëmje, kur klubi kishte organizuar një takim me shumë lojtarë dhe miq të tij. Akti i fundit është sot, me ata që e kanë dashur gjithmonë pa kushte, me tifozët e Barcelonës.

iniesta

Do të luajë sot në mbrëmje kundër Real Sociedadit ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën dhe pastaj do të ngrejë në këmbë “Kamp Noun” dhe të gjithë ata që do ta shohin nga televizori. Në mbrëmjen e lamtumirës ishin Dani Alvesh, Samuel Eto, Ksavi Hernandez, Radomir Antiç, vëllezërit Gasol, Jan Laporta, Estopa, punëtorët e La Masias, familjarët dhe njerëz që janë kryqëzuar me Andres Iniestën në rrugëtimin e tij gjatë këtyre viteve në futboll. Të gjithë duhet të sforcoheshin për të mbajtur lotët.

img_pmorata_20180507-160241_imagenes_md_propias_pmorata__edu3560-kQ7-U443681434459xvH-980x554@MundoDeportivo-Web

NJË MADRILEN- Nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje të organizuar nga Barcelona përfaqësuesi i Realit të Madridit, Emilio Butragenjo. Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe mori vë- mendjen e mediave për shkak se përfaqësonte “rivalët” e përjetshëm të Barcelonës. Por ja që në mes është Andres Iniesta dhe ai i bashkon të gjithë.

iniesta

DËSHIRA- Kur afrohet ora e lamtumirës nga Barcelona, mesfushori shpreh dëshirën që të luajë edhe disa vite të tjera. Në një nga intervistat e shumta që ka dhënë për mediat e ndryshme, Iniesta thotë se do të donte të luante edhe për 10 vite të tjera me katalanasit. “Çdo person nga jashtë nuk mund ta kuptojë atë që unë përjetoj në këto momente.

iniesta-6

Çfarë do të thotë të luash te Barcelona dhe të jesh kapiten i saj. Por mendoja që duhet të largohesha, edhe pse ndiej dhimbje në zemër. Sikur të isha i përjetshëm dhe të luaja për 10 vite të tjera këtu, do të ishte diçka magjike. Në momentin që afrohet ora për t’u larguar ndihesh disi nervoz, ndërsa më parë kur e merr vendimin për t’u larguar, je disi më i qetë”, tregon Iniesta. Fatkeqësisht nuk është i përjetshëm dhe sot do të luajë ndeshjen e fundit në Europë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"