“Gjeni ku luan ky futbollist”, faqja e tifozëve të klubit në La Liga bën kuic me mesfushorin e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 14:30

“Gjeni ku luan ky futbollist”, faqja e tifozëve të klubit në La Liga bën kuic me mesfushorin e Kastriotit

Skuadra e Kastriotit ishte një nga ekipet e kampionatit shqiptar që u fut bindshëm në merkato duke afruar shumë lojtarë. Një prej tyre ishte dhe Pablo Galego nga skuadra e Real Esteri, por që ka pasur një karrierë të pasur edhe në ekipe të tjera.

fac74bd8-a39b-465c-8d8c-9a40e8875058

Galego ka luajtur dhe te skuadra e Rekreativo Hueska e cila këtë sezon po militon në La Liga. Megjithëse lojtari ka shumë kohë që është larguar nga Hueska, ky klub e ka sjell sërish në mendje. Në një faqe tifozësh në “Twitter”, është bërë një kuic ku shkruhej: Gjeni ku luan Galego aktualisht dhe fitoni një fanellë”.

43180783_108153940088990_4667173542738001920_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"