Gjendja shëndetësore e  Teqjes, Partizani jep lajmin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 15:27

Gjendja shëndetësore e  Teqjes, Partizani jep lajmin e madh

Gjendja shëndetësore e Aldo Teqjes është drejt përmirësimit dhe shumë shpejt portier i Partizanit pritet të lërë  ambientet e spitalit të Traumës.teqja

Diçka të tillë e komunikon vetë klubi i kuq, te cilët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, njoftojnë se Teqja është drejt përmirësimit të plotë.

Partizani ka postuar një foto ku shfaqen disa nga pjesëtarët e klubit, të cilët janë përkrahë portierit.

Lojtari ra nga kati i 6-të i pallatit ku ai jeton, por tani gjendja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit, teksa siç thuhet një njoftimin e klubit, shumë shpejt pritet të largohet nga spitali.

Postimi i klubit:par

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"