Vdekje tragjike, gjendet i pajetë në fushë trupi i sportistes së njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 18:04

Vdekje tragjike, gjendet i pajetë në fushë trupi i sportistes së njohur

Një tragjedi ka qenë dita e sotme për sportin e golfit. Sportistja spanjolle Celia Barquin Arozamena, 22 vjeç është gjetur e pajetë në fushën e një kompleksi golfi në Soldwater Links. Spanjollja shihej si një nga më premtueset e këtij sporti, por fati nuk e la që të bëhej një “yll” në këtë sport.

416222_TS_18-09-18_1238781101_

Trupin e pajetë e kanë gjetur disa të rinj në një çantë të hedhur të cilët lajmëruan menjëherë policinë të cilët konstatuan shenja dhune te sportistja. Ndërkohë pritet edhe dalja e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"