Gjendet i vdekur tifozi i flaktë i Mesit, dyshohet se vrau veten pas turpërimit të Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 11:55

Gjendet i vdekur tifozi i flaktë i Mesit, dyshohet se vrau veten pas turpërimit të Argjentinës

Trupi i një 30-vjeçari, tifozi i zjarrtë i Lionel Mesit, është gjetur ditën e sotme, pasi ishte lajmëruar i zhdukur që kur ekipi i Argjentinës u mund nga Kroacia ditën e enjte. Vetëm këtë mëngjes të diele, trupi i Dinu Aleks, që ishte nga Arumanur, një fshat i vogël në Indi, u gjet në brigjet e lumit Menaçil.

sg-1529833108

Para se të zhdukej, ai kishte lënë edhe një shënim vetëvrasjeje, ku shkruhej: “Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për vdekjen time.”

Aleks ishte një tifoz i zjarrtë i Mesit, dhe punonte si llogaritar pranë një firme private. Raportohet se para ndeshjes së Argjentinës, ai i kishte thënë kolegëve të tij se Argjetina do fitonte, dhe gjithashtu gol do të shënonte edhe heroi i tij.

dinu-alex

Familja e tij e kishte kuptuar se ishte zhdukur pasi nëna e tij nuk e kishte gjetur në dhomën e tij të premten në 5:30 të mëngjesit. “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”, u shpreh babai i viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"