Gjen akordin me skuadrën spanjolle, futbollisti drejt largimit nga Milani

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 12:44

Bota FB Seria A Të fundit

Gjen akordin me skuadrën spanjolle, futbollisti drejt largimit nga Milani

Transferimi i Susos në Spanjë te Sevija duket çështje orësh. Pas ofertës së andaluzëve prej 15 milionë eurosh, në selinë e Milanit ka ardhur edhe kërkesa e lojtarit për t’u larguar.suso

Sipas mediave iberike, sulmuesi ka gjetur akordin me Sevijën dhe pret vetëm miratimin e kuqezinjve, të cilëve oferta e ardhur 48 orë më parë iu është dukur e ulët. Megjithëse 26-vjeçari ka ardhur me parametër zero, Maldini e Boban synojnë të arkëtojnë të paktën 25 milionë euro nga shitja e tij.

Në fakt, në një moment rendimenti të ulët si ky i shfaqur nga Suso këtë sezon, ekziston ndjesia se akordi mund të arrihet për 20 milionë euro, me një seri bonusesh që mund të bindnin Milani për ta lëshuar numrin 8.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com