“Gjëja më idiote që kam parë”, Lukaku sulmon gazetën italiane. Boateng i del në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:41

“Gjëja më idiote që kam parë”, Lukaku sulmon gazetën italiane. Boateng i del në mbrojtje

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku dënoi me tone të ashpra kopertinën e gazetës italiane ‘’Corriere dello Sport’’, në të cilën ishte vendosur ai dhe futbollisti i Romës Kris Smolling, të cilët i bashkonte titulli polemizues ‘’E premtja e zezë’’. Futbollisti belg e cilësoi këtë veprim si nga “gjërat më idiote që ka parë në karrierën e tij’’.

lukaku

Lukaku i bën thirrje drejtuesve të ‘’Corriere dello Sport’’ të përqëndrohen te emocionet e përballjes së shumëpritur midis Interit dhe Romës nesër në ‘San Siro’. Mesazhi i futbollistit belg është mbështetetur nga futbollisti i Fiorentinës Kevin Prins Boateng, i cili është ndeshur me sjellje raciste kundrejt tij gjatë kohës që luante për Milanin. Ganezi ka bërë shenjën e ‘’Black Power’’, simboli i forcës së njerëzve me ngjyrë. Mesazhi i Romelu Lukakut në ‘Instagram’ për titullin e ‘’Corriere dello Sport’’:

Racizmi

Në vend që të përqëndroheni te përballja mes dy skuadrave, ‘Corriere dello Sport’ del me një nga titujt më idiotë që kamë parë në karrierën time. Ju djema, vetëm shtoni negativitet dhe racizëm në vend që të flisni për ndeshjen e bukur që do të luhet midis këtyre dy skuadrave në ‘San Siro’. Ju djemtë e ‘Corriere dello Sport’ duhet të bëni diçka më të mirë se kaq. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve për mbështetjen e dhënë dhe le të presim ndeshjen e nesërme”, shkruan Lukaku.

Boateng

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"