Gjasula: Ndeshje të vështira në Ligën e Kombeve, por mund të përballemi edhe me Rusinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 0:06

Gjasula: Ndeshje të vështira në Ligën e Kombeve, por mund të përballemi edhe me Rusinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur këtë javë kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve. Një rrugëtim ku do të ketë përballë Rusinë, Islandën e Izraelin, që janë kundërshtarë të një niveli padyshim më të lartë se ata me të cilët u përball në Ligën C.

gjasula

Sipas mesfushorit Klaus Gjasula, Shqipëria ka mundësi të përballet me cilëndo prej këtyre skuadrave denjësisht. Megjithatë, në fjalët e tij për faqen e FSHF, ai theksoi se skuadrën e pritnin duele të vështira.

“Shorti ishte shumë interesant dhe besoj që kemi një grup që nuk është i lehtë, sidomos me Rusinë që e shohim favorite në këtë grup. Dhe besoj se do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithsesi ne kemi cilësitë tona dhe kemi treguar që mund të përballemi edhe me ekipe si Polonia ose edhe Rusia, prandaj besoj që i kemi mundësitë.

Po të bëjmë paraqitje të mira dhe të kemi pak fat në anën tonë, mund t’ia dalim. Por prapë, është një rrugë e gjatë dhe duhet të jemi shumë të fokusuar e të përballemi me këto Kombëtare të tjera”, ishin fjalët e Gjasulës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"