Gjasula kalon klasën, por ndëshkohet sërish. Ja vlerësimi për mesfushorin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 22:50

Gjasula kalon klasën, por ndëshkohet sërish. Ja vlerësimi për mesfushorin shqiptar

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula, që u vlerësua me notën 6. Në një sfidë ku rivaliteti ishte i fortë arriti të ndalte sulmet e Bajernit.

Gjasula

Gjithsesi, nuk i shpëtoi ndëshkimit me karton të verdhë. Ishte i 11-ti në këtë sezon duke u bërë kështu lojtari me më shumë kartonë të verdhë të marrë.

Mbetet një lojtar i rëndësishëm për Paderbornin që tani vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë nga rënia në një kategori më poshtë në fund të sezonit. Gjithsesi, shqiptari kaloi klasën në një ndeshje ku përballë kishte skuadrën më të titulluar në Gjermani, Bajernin e Mynihut.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"