Gjashtë vite te Siti, si Guardiola revolucionarizoi Premier Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 17:01

Gjashtë vite te Siti, si Guardiola revolucionarizoi Premier Ligën

Pep Guardiola u prezantua me modesti të madhe përpara mediave në Mançester në vitin 2016. Trajneri i ri i Sitit foli se sa shumë ai donte të mësonte nga ky kampionat i ri, duke shmangur deklaratat se si do të provonte ta transformonte Premier Ligën, ashtu siç shumë trembeshin.

gurardiola

Megjithatë, ai e bëri këtë në heshtje. “Nuk kam ardhur këtu për të ndryshuar futbollin anglez, – tha pas pak muajve në “Etihad”, – por skuadra ime do të luajë sipas filozofisë në të cilën besoj, idetë që vijnë direkt nga Krojfi. Disave do t’u pëlqejë, disa do të thonë është e tmerrshme”.

Sot, në vitin e tij të 6-të në Mançester, fjalia e parë e teknikut katalanas, i cili festoi 51-vjetorin në 18 janar, është temë e nxehtë. Disa vlerësojnë arritjet e tij fenomenale në “Etihad” ndërsa i drejtohet titullit të katërt kampion në 5 vite, ndërsa të tjerë kanë rezervat e tyre. Ajo që nuk mund të mohohet është se ai e ndryshoi Premier Ligën që është shumë më ndryshe nga koha kur ai erdhi. Ndryshimi më i dukshëm është rritja e standardeve të kërkuara për të fituar titullin.

Pasi pa Çelsin të arrinte 13 fitore radhazi në rrugën drejt titullit në sezonin e tij të parë në Angli, Siti vendosi një rekord të ri në Premier një vit më pas me 18 fitore radhazi, duke thyer rekordin e Arsenalit në 2002 (14 fitore radhazi).

Siti dhe Liverpuli kanë arritur më shumë se 14 fitore radhazi në çdo sezon prej atëherë, ndërsa “Qytetarët” janë vetëm 2 fitore larg përsëritjes së këtij sezoni. Numri i trajnerëve që përpiqet të kopjojnë stilin e tij sa vjen dhe shtohet.

Gjashtë vite më vonë, Graham Poter dhe Patrik Vieira janë shembujt e atyre pak trajnerëve që e shijojnë futbollin e tyre duke kërkuar të zotërojnë topin. Edhe pse Pep do të kishte dashur të festonte të tjera gjëra në këtë përvjetor, ai ka arritur te Siti më shumë gjëra sesa premtoi.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"