Gjashtë vite pas aksidentit të tmerrshëm, Majkëll Shumaker do i nënshtrohet një tjetër operacioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 20:48

Gjashtë vite pas aksidentit të tmerrshëm, Majkëll Shumaker do i nënshtrohet një tjetër operacioni

Ikona e Formula 1, Majkëll Shumaker do i nënshtrohet një operacioni të qelizave burimore në përpjekje për të rigjeneruar sistemin e tij nervor pas aksidentit me ski në vitin 2013.

Pas incidentit të rëndë, gjendja e Majkëll është mbajtur sekret dhe familja e tij refuzon të japë informacione mbi shëndetin e tij.

Sipas mediave italiane, fituesi 7 herë i Formula 1 do i nënshtrohet operacionit pas disa ditësh. Ndërhyrja pritet të kryet nga kardologu francez Filip Menasche.

Menasche raportohet se i ka bërë edhe një tjetër operacion Majkëllit shtatorin e kaluar. Në operacionin që do kryehet mbi 51-vjeçarin qelizat e dëmtuara do zëvëndësohem me qeliza të shëndetshme që do merren nga palca e kockave. Shumaker pësoi një dëmtim të rëndë të trurit pas aksidentit në vitin 2013.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"