Gjashtë vite pa prerë flokët, Liverpuli e detyron tifozin shqiptar të mbajë premtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 22:13

Gjashtë vite pa prerë flokët, Liverpuli e detyron tifozin shqiptar të mbajë premtimin

Ukë Krasniqi, një tifoz i zjarrtë i Liverpulit do të presë flokët pas 6 viteve. 37-vjeçari kishte premtuar se nuk do të pranonte të shkurtonte flokët nëse “të kuqtë” nuk do të arrinin të shpalleshin kampionë të Anglisë.
liverpuliiiii
Por, tani Uku i gëzohet me të drejtë triumfit historik të skuadrës së zemrës, teksa “të kuqtë” u zyrtarizuan mbrëmë si kampionët më të rinj të Anglisë. Por, nga ana tjetër, ai do të provojë gërshërët pas 6 viteve të betuara.
7b8f6b93-108c-4781-8d81-ce744f7b3536-e1593163372546-640x758
“Kur të shikoj Xhordan Hendersonin të ngrejë trofeun e kampionatit, do të pres flokët. Nuk tërhiqesh kurrë, por duhet të veprosh kështu. Kështu është jeta, duhet të vazhdosh përpara. I kam lënë flokët të zgjaten, kam pritur kaq vite për këtë momet. E kam thënë: ‘kam patur disa momente zhgënjyese në jetë, por më në fund ja ku jam”, deklaroi Ukë Krasniqi, i cili jeton në Vankuver të Kanadasë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"