Gjashtë vite pa pistë, Luiza Gega mposhti edhe vështirësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 20:34

Gjashtë vite pa pistë, Luiza Gega mposhti edhe vështirësitë

Pista e re e atletikës në Parkun e Liqenit në Tiranë tashmë është në detajet e finale, dhe më në fund Luiza Gega bashkë atletët e tjerë do të kenë në dispozicion terrenin e munguar prej vitesh.

luiza gega 8

Siç dihet, që prej majit të 2016-ës, me mbylljen e ish-stadiumit “Qemal Stafa”, Tirana kishte mbetur kryeqyteti i vetëm në botë pa një pistë tartani. Një rast unik që duhet futur në librin e rekordeve “Guinness”, ku një atletet e një qyteti pa pistë, arrin të shpallet kampione.

luiza gega 7

Kështu, Luiza, përveç kundërshtareve që kishte përballë në pistën e stadiumit olimpik të Mynihut, ia ka dalë që të mposhtë edhe vështirësitë e jashtëzakonshme që të ofron realiteti i sportit në Shqipëri. Gjithçka falë sakrificës dhe vullnetit të hekurt, duke mos u dorëzuar për asnjë moment para asgjëje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"