Gjashtë skuadra të Superiores zbresin në fushë, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 9:13

Gjashtë skuadra të Superiores zbresin në fushë, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Do të luhen ditën e sotme, 3 ndeshje të Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 16-të në kampionat.

Apolonia skenderbeu

Duke filluar nga ora 13:45, do të luhen dy sfida interesante. Skënderbeu pret në shtëpi Apoloninë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, pasi renditen në fund të tabelës dhe duan të largohen nga andej sa më shpejt të jetë e mundur.

Përballje interesante është edhe ajo mes Kukësit dhe Bylisit, ku verilindorët pasi u rikthyen të fitorja në kampionat, ku mposhtën Aploninë, do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive.

Ndërkohë në 16:45, Vllaznia kryesuese pret në shtëpi Kastriotin, me shkodranët që do të kërkojnë  fitoren, për tu shkëputur edhe më shumë nga ndjekësit.

Kukësi-Bylisi 13:45 (në “Elbasan Arena”)

Skënderbeu-Apolonia 13:45

Vllaznia-Kastrioti 16:45

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"